EMRAT/ Afera e inceneratorëve, zbardhet vendimi i GJKKO, për kë u lëshuan urdhër arrestet

schedule10:16 - 29 Mars, 2022

schedule 10:16 - 29 Mars, 2022

Pas kërkesës nga SPAK, Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka dhënë masat e sigurisë për 9 të akuzuar për aferën e Inceneratorëve të Tiranës, Elbasanit dhe Fierit.

Konkretisht GJKKO ka lëshuar 7 masa sigurie “arrest me burg”, ndërkohë 2 të tjerë janë me masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Në emrat për të cilët është lëshuar masë sigurie nga GJKKO, është edhe Lefter Koka, ish-ministri i Mjedisit, aktualisht në burg.

Emrat zyrtarëve të tjerë janë:

Azem Shatëri, ish-kryekomunar, Portëz,

Pëllumb Abeshi, ish-anëtar i komisionit të prokurimit të koncesineve

Florian Muccaj, ish-anëtar i komisionit të prokurimit të koncesineve

Erion Murataj, ish-anëtar i komisionit të prokurimit të koncesineve

Sabina Cenoimeri, ish-anëtare e komisionit të prokurimit të koncesineve

Etleva Kondi, ish-anëtare e komisionit të prokurimit të koncesineve

Klodian Zoto, ish-administrator i Integratet technology servises

Arenc Myrtezai, ish-adminiatrator i inceneratorit të Fierit.

Masa e sigurisë “arrest me burg” është lënë:

1- Lefter Koka, për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”.

2- Pëllumb Abeshi, i dyshuar: për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim.

3-Azem Shatëri, i dyshuar: për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim.

4- Florjan Muçaj, i dyshuar: për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim.

5- Erjon Murataj, i dyshuar: për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim.

6-Klodian Zoto, i dyshuar: për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”.

7- Arenc Myrtezani, i dyshuar: për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”.

Ndërkohë në masta “Arrest shtëpie” është dhënë për:

8- Sabina Cenameri, e dyshuar: për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim.

9- Etleva Kondi e dyshuar: për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim.

Kujtojmë se në kërkim për këtë çështje janë shpallur Mirel Mërtiri, Stela Gugallja si dhe Klodjan Zoto.

I akuzuar për përvetësimin përmes korrupsionit të 3.7 milionë euro në burg për këtë çështje është ish-ministri i Mjedisit, Lefter koka ndërkohë që janë marrë në pyetje nga SPAK dhe kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi si dhe deputeti socialist, Alqi Bllako.

Më 7 mars, në Tiranë, Komisioni Hetimor parlamentar për incineratorët zhvilloi mbledhjen e fundit, ku u paraqitën dy raporte me përfundime të kundërta nga opozita dhe nga shumica.

Për socialistët, lejet dhe ndërtimi i tre incineratorëve ishin në përputhje me ligjin, ndërsa opozita theksoi se nga këto procedura korruptive buxheti i shtetit u dëmtua me 430 milionë euro.

Të dyja palët i bënë thirrje SPAK-ut të thellojë hetimet mbi aferën për të cilën, deri tani është paditur për korrupsion, ish ministri i mjedisit Lefter Koka.

Kryetarja opozitare e komisionit, Jorida Tabaku, paraqiti një raport prej 120 faqesh, i cili në fund nuk u miratua nga shumica e votave të anëtarëve socialistë të këtij komisioni hetimor.

Por anëtarët socialistë të këtij komisioni dhanë vlerësime krejt të kundërta në fund të hetimeve. Nënkryetarja e parlamentit dhe nënkyetarja e këtij komisioni, Ermonela Felaj, deklaroi në emër të shumicës se opozita keqpërdori fuqinë e këtij komisioni për të bërë propagandë kundër qeverisë të pabazuar në prova e fakte.

Në raportin voluminoz të socialistëve thuhet se me lejet, procedurat dhe zbatimin e projekteve për 3 incineratorët ligjet janë zbatuar me përpikmëri dhe në tërësi janë respektuar afatet e ndërtimit.

SPAK arrestoi në mes të dhjetorit ish ministrin e mjedisit Lefter Koka nën akuzat e shpërdorimit të detyrës, pastrim parash, korrupsion e rryshfete afro 3.7 milionë euro lidhur me projektin e koncesionit të impiantit të trajtimit të mbetjeve në Elbasan.

Ish ministri Koka i mohoi akuzat në sallën e gjyqit, duke u shprehur se kishte zbatuar vetëm ligjin. Madje avokati i tij deklaroi se momenti politik kishte ndikuar në veprimet e SPAK-ut.

Përveç ish ministrit Koka, dy urdhëra të tjerë arresti kanë dalë për administratoren e kompanisë që fitoi koncensionin e Elbasanit Stela Gugalla, dhe administratorin e kompanisë që kreu punimet, Klodian Zoto, i cili zotëron dhe 70 përqind të aksioneve në inceneratorin e Fierit./Abcnews.al/ 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!