EMRAT/ 8 të arrestuar pas konfliktit për pronën në Durrës, mes tyre edhe Mark Frroku

schedule09:53 - 30 Tetor, 2023

schedule 09:53 - 30 Tetor, 2023

Tetë persona kanë rënë në pranga lidhur me ngjarjen e raportuar ditën e djeshme në Kepin e Rodonit, pas një konflikti për pronën. Konflikti u raportua mes përfaqësuesve të Kishës Françeskane dhe banorëve të zonës. ABC mëson se të arrestuar janë Bajram Kaculi, Erjon Reka, Orgito Reka, Ylli Reka, Mark Frroku, Antonio Lazari, Pal Doda, Martin Lazeri.

Siç edhe u raportuar më herët mes të arrestuarve është edhe ish-deptueti Mark Frroku.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!