Detaje të reja kanë dalë nga një bandë grabitësish të kapur në Greqi, të cilët akuzohen për vjedhje të ndryshme në dyqane, bizhuteri dhe makina. Banda në fjalë u shpërbë më 7 qershor në Atika të Greqisë, ndërsa së fundmi janë publikuar fotot dhe emrat e të arrestuarve ku mes tyre ka edhe shqiptar.
Sipas mediave greke të arrestuarit janë:
Raheem Abdul, lindur më 1996 në Pakistan,
Bisi Ibro, lindur më 1995 në Shqipëri
Besim Martini, lindur më 2002 në Shqipëri
Andrea Ademi, lindur më 2000 në Shqipëri
Po ashtu u shpall në kërkim Sefket Oglu, lindur më 1985 në Kilkis.
Policia kësaj bande ka mundur ti sekuestrojë sende me vlera të larta monetare që dyshohet se janë vjedhur më parë. /abcnews.al/