Empoli konfirmon portierin shqiptar edhe për një sezon në Serie A

schedule19:37 - 29 Gusht, 2022

schedule 19:37 - 29 Gusht, 2022

Samir Ujkani mbetet tek Empoli në Serie A. Portierit të Kosovës i kishte përfunduar kontrata, por klubi frulian i ka besuar eksperiencës së 34-vjeçarit.

Empoli nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare bën me dije se gardiani ka rinovuar deri në qershorin e vitit 2023 dhe do të mbajë veshur fanellën me numër 22.

Ujkani do të jetë portier i dytë sërish, pasi Vicario është ai që luan zakonisht titullar me ekipin italian të Serie A. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!