Emocionuese! Homazh për regjisorin e ndjerë në Soiree, përloten të ftuarit

schedule22:11 - 5 Qershor, 2021

schedule 22:11 - 5 Qershor, 2021

Shtëpia e Soiree me Jonida Shehun në ABC këtë të shtunë ishte shndërruar në një festë të vërtetë karnavalesh dhe serenatash.

Të ftuar disa nga organizatorët e Karnavaleve të Korçës dhe këngëtarët e serenatave kanë zbuluar detaje për festën e veçantë që do të pushtojë Korçën më 12 qershor.

Një moment shumë emocionues gjatë mbrëmjes ishte kur Zamira Kita dhe Mateus Frroku bënë homazh për regjisorin e ndjerë Naum Tërova, i cili për vite me radhë ka konceptuar Karnvalaet e Korçës.
Me poezinë e Dritëro Agollit të intepretuar në Soiree “Këtu s’do jem”, Mateusi dhe Zamiria i kanë përlotur të gjithë.

“Ka qenë një krijues i serenatave, ka shkruar tekste të serenatave. Përveçse ka bërë shumë këngë me tekst dhe muzikë, ai ka kënduar vetë, luante në kitarë shumë bukur. Ka qenë një ndër këngëtarët më të rëndësishëm të korit “Lira” që ne kemi sot. Një personalitet që do të na mungojë”, është shprehur Zamira Kita.

Aktori dhe regjisori i njohur korçar Naum Tërova ka ndërruar jetë nga Covid-19 në muajin shkurt të këtij viti.

Terova nuk ka mundur të mposhtë këtë virus, duke lënë një boshllëk te madh për qytetin, pasi ishte një nga personalitetet e shquara dhe të njohura në qytet e më gjerë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!