6-vjeçarja Bobbi ndau buzëqeshje dhe emocione teksa në ditëlindjen e saj, në vend të dhuratave u kërkoi prindërve dhe miqve t’u jepnin shpresë fëmijëve në nevojë.
Bobbi nga Australia, u kërkoi miqve të saj t’i jepnin gjëra që ajo mund t’i dhuronte për bamirësi.
Ndjenja e lindur e bamirësisë dhe dhembshurisë së vogëlushes ka prekur shumë prindërit e saj. Ajo mblodhi shumë dhurata dhe gjëra thelbësore të cilat ia dhuroi një fondacioni dhe kështu 21 fëmijë janë aktualisht më të lumtur se kurrë!
Themeluesja dhe shefja ekzekutive e fondacionit, Rachael Clancy tha se gjesti i Bobbi ishin “një akt i bukur mirësie” dhe treguan se fëmijët kanë fuqinë për të ndryshuar botën./abcnews.al