Viti që lamë pas ishte i vështirë për shumë njerëz që kanë kaluar situata të trishta, humbje të personave të dashur apo edhe stres nga puna. Një prej momenteve të vështira si pasojë e Covid-19 u tregua edhe nga e ftuara e programit “E ardhmja është vajzë” në ABC. Marçela Lati, sipërmarrësja e njohur e “Geraldina Sposa” e tashmë me linjën e saj të këpucëve, tregoi një moment qe e emocionoi në studio.
Nëna e saj e infektuar me Covid-19 luftoi me virusin për gati 1 muaj. Gjatë kësaj kohe Marçela i ka shërbyer, duke u kthyer në infermiere për të dhe momenti më i vështirë ishte kur i duhej ta dërgonin në spital dhe i duhet të vendoste për ta dërguar ose jo. Por fatmirësisht kaloi dhe nëna e saj po rikuperohet tani.
“I gjendem shumë afër atyre që po kalojnë apo kanë kaluar një situatë të tillë. Ishte diçka që na shenjoi të gjithëve por uroj të jemi duke dalë“- përfundoi Marçela. /abcnews.al/