Në Kongresin e PS-së që u zhvillua ditën e sotme, që përkon edhe me 30-vjetorin e themelimit të partisë, në fjalën e tij kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi u kërkoi socialistëve që të mbanin një minutë heshtje për të kujtuar Bashkim Finon dhe 24 ish-deputetë të tjerë të PS-së që janë ndarë nga jeta.
“Ta marr fjalën pas atyre që tha Megi (vajza e Bashkim Finos) sigurisht që është e vështirë, por për të nderuar mikun tonë Bashkim Fino, do të ftoja të gjithë të pranishmit, meqë kemi 30 vjetorin e partisë, 25 ish-deputetë janë ndarë nga ne. Ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje” tha Ruçi.
Më pas Ruçi, kujtoi themeluesit e partisë dhe kontribuuesit e 30 viteve duke i gjetur një vend në listë edhe Presidentit aktual Ilir Meta. “Do të përshëndetja të parët, katër të rinjtë që trokitën te dera e PS, Ilir Zelën, Ngre Legisin, Pandeli Majkon dhe Ilir Metën” tha Ruçi. d.b/Abcnews.al

