Emocionohet Ksenofon Dilo: Jam i lumtur që e kam gjetur trashgimtaren e pikturës sime

schedule13:11 - 27 Prill, 2023

schedule 13:11 - 27 Prill, 2023

Gjatë rrëfimit në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, përfaqësuesi i një brezi artistësh të mëdhenj, piktori Ksenofon Dilo ka treguar plot emocion që ndjehet shumë i lumtur. Kjo pasi ka gjetur trashëgimtaren e tij në pikturë dhe është pikërisht mbesa e tij.

Dilo tregoi se ka zgjedhur mos ta mësojë vetë, pasi nuk donte që ajo të ndikohej nga stili i tij i pikturës, por të kishte një ‘identitet’ të sajin.

“Ndjehem shumë mirë që mbesa ime ka ndjekur rrugën time të pikturës dhe e dua shumë. Ajo diçka është ndikuar nga unë, por që mos të ndikohej direkt dhe të bëj si unë sepse është keq kur e ke vetë në patronazh, e çova në një kurs me fëmijët dhe atje u disiplinua shumë. Madje, profesori i saj çonte dhe punë jashtë dhe mori çmime dhe nga jashtë. Jam i lumtur që e kam gjetur trashgimtaren e pikturës dhe penelit”, u shpreh ndër të tjera piktori i njohur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!