Emocione dhe lot, shqiptarja me aftësi ndryshe bëhet pjesë e sfilatës së modës në Milano

schedule08:20 - 1 Dhjetor, 2022

schedule 08:20 - 1 Dhjetor, 2022

Elda Gjoni është një vajzë me aftësi ndryshe, e cila është bërë pjesë e modës në Milano. Kjo falë, organizatores së sfilatës, Gentiana Dervishi. Ajo mbante të veshur një fustan me flamurin kombëtar shqiptar, të punuar nga krijuesja Kamela Llangozi.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ato të përlotura ndan emocionet e kësaj eksperince dhe të finalizimit të gjithçkaje.

“Mbasi mbaroj eventin në shkurt më erdhi një telefonatë nga një shoqe e përbashkët. Edhe aty filluam punimet për sfilatën, por në shtator më tha: ‘A e ke parë atë vajzën? Ajo ka probleme të kufizuara dhe nuk është shumë e gjatë për pasarelat, por e ka me shumë dëshirë’. Unë kontaktova për të qenë pjesë e sfilatave në Milano”, u shpreh Gentiana.

 “Për Eldën ishte shumë e vështirë që të realizohej ndonjëherë. Mirëpo, fal Gentianës  dhe Kamelës u bë e mundur. Elda më ka bërë që të futem në profesionin e mësuesit social, pra jam socializuar dhe mundohem që në çdo kohë të jap ndihmë edhe fëmijëve të tjerë, me aq sa mundem”, tha mamaja e Eldës.

“Ky fustan është diznjuar posaçërisht për Eldën. E mbaj mend si sot, ditën kur Gentiana më kontaktoi dhe më tregoi historinë e Eldës. Edhe më lindi dëshira e madhe për të stiluar një fustan. Madje, kur më pa vajza të përqendruar, më tha: ‘Mami çfarë ke?’, edhe nisa t’i tregoja që më duhet të skicojë një fustan me flamur dhe kështu nisi dhe ajo të më ndihmonte”, tregoi Kamela./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!