“Emocion unik, sikur e kam veshur për herë të parë këtë fanellë”, Chiellini përshëndet kombëtaren

schedule20:52 - 1 Qershor, 2022

schedule 20:52 - 1 Qershor, 2022

Përballja kundër Argjentinës në “Finalissima” është ndeshja e 116- të e Giorgio Chiellinit me fanellën e kombëtares së Italisë.

Ky takim gjithashtu është edhe e fundit për mbrojtësin legjendar të “Azzurrëve”, me kapitenin që do t’i japi lamtumirën.

Përpara kësaj sfidë ish-mbrojtësi i Juventusit ka bërë një postim në rrjetet sociale teksa ka ndarë dhe një mesazh emocionues.

“Kam ëndërruar për këtë fanellë. Për këtë fanellë kam luftuar. Me këtë fanellë kam fituar. Më pëlqen gjithçka që kam bërë për këtë fanellë. Unë gjithmonë kam besuar. Mësova shumë, qava për këtë këmishë. Tani është koha ta veshim për herë të fundit, dhe si e para, do të jetë një emocion unik. Këtë nuk do të mbarojë kurrë. Një falënderim i madh për të gjithë”, ka shkruar Chiellini. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!