Emma Roberts është shprehur se ndihet e lumtur me faktin se është në pritje të një djali. Në një intervistë të dhënë së fundmi për Glamour, aktorja 29-vjeçare rrëfeu arsyen pse nuk do të dëshironte të kishte një vajzë.
”Jam përpjekur të mos blej shumë gjëra edhe pse më pëlqen të bëj pazar. E vetmja gjë që mund të them është falë zotit që nuk kam një vajzë sepse thjesht do isha çmendur me aq shumë veshje“, tha aktorja.
View this post on Instagram
Roberts gjithashtu foli rreth asaj se si është të përgatitesh për një fëmijë në mes të pandemisë. Aktorja shpjegoi se kjo e ka detyruar atë të qëndrojë brenda duke shijuar kohën e kaluar në izolim dhe duke qenë më e qetë.
Emma zbuloi në fund të Gushtit se po priste një djalë me të dashurin Garrett Hedlund. Garrett dhe Emma janë nisën romancën e tyre të dashurisë që nga Marsi i vitit 2019. /abcnews.al