Në qendër të diskutimeve të kësaj puntate të “Pressing” ishte Superliga shqiptare, por jo vetëm. Në studio u fol edhe për dhunën, si një nga fenomenet më shqetësuese në futbollin vendas. Gjithashtu u debatua edhe mbi kampionatet europiane si dhe Champions League-n.
Të ftuar në studio ishin Ilir Jano, pedagog; Ervin Baku, gazetar; Bashkim Tufa, gazetar; Eno Skarço, gazetar. Në studion numër 2 ishte i ftuar gazetari i Panorama Sport, Abdulla Dushku. Ndërkohë në lidhje me Skype nga SHBA-të ishte opinionisti dhe gazetari, Adriatik Dosti./abcnews.al