Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Emisioni në RAI3, abuzim i pamoralshëm/ Meçe: Lajme të plazmatuara, nuk ishin investigative

schedule13:36 - 4 Qershor, 2024

schedule 13:36 - 4 Qershor, 2024

Analisti Arben Meçe thotë se emisioni në televizionin italian RAI3 tregoi një abuzim të pamoralshëm.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Meçe u shpreh se RAI3 nuk ka bërë investigime, por kishte marrë lajmet e publikuara nga opozita.

Sipas tij, emisioni i ktheu lajmet politike në lajme investigative dhe për të, kjo ishte amoraliteti më i madh.

“Ai emision do vazhdojë të jetë objekt debati në Shqipëri, por ndotja me aktorë përtej Shqipërisë, e di që aktorët e financuar nga Bechetti janë shumë agresivë në Shqipëri, kanë disa emisione, agresivë kundër shtetit shqiptar. Meloni është deklaruar se Rama po paguan përpjekjet për të qenë kontributor i një problemi evropian. E ndoqa me vëmendje emisionin e RAI3. Nuk e pashë, a ishte emision për Italinë, apo ishte për opozitën shqiptare. Nuk foli fare për Italinë, foli për Shqipërinë. U paraqit si emision investigativ. Ky person solli 3 ngjarje në Shqipëri, tha gjatë gjithë kohës, sipas mediave shqiptare. Tentova të shihja çfarë ishin këto lajme, investigime nuk ishin. Lajmi i parë për Agasin, origjinën e ka në një postim të Sali Berishës, 3 mars 2023. Ky është lajmi i dhënë nga Sali Berisha. Jemi në një aplifikim të një zëri në 2024. Lajmi i parë është dhënë nga Syri televizion, në 2020. Po marr burimin.

Po vij te Arben Ahmetaj, ngjarja që thotë, është i tetorit të 2020. U rikthye një ngjarje që është bërë publike. Opozita është burimi. Këto lajme të bëra publike nga opozita, u kthyen nga lajme politike, në lajme investigative. Është një zgjatim mediatik i një mekanzimi që është për t’u debatuar, i Bechettit në bashkëpunim me opozitën non grata në Shqipëri. Marrëveshja Rama-Meloni është një marrëveshje e suksesshme. Do të nënshkruhet me sukses”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!