Gjatë fjalës së tij në konferencën e “World Policy” në Abu Dhabi kryeministri Edi Rama ka folur ndër të tjera edhe për strehimin e refugjatëve afganë pas vendosjes së regjimit të talebanëve në Afganistan.
Ndërsa sillte në vëmendje solidaritetin e treguar nga Emiratet e Bashkuara Arabe pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019, Rama kujtoi se vendi ynë ka qëndruar fort në mbrojtje të afganëve në rrezik.
“Ne, qeveria shqiptare, morëm përsipër për të pritur deri ne 4000 afganë. Është numër më i madh krahasuar me vende të mëdha e të pasura. Më kanë pyetur pse? Përgjigja ime është se së pari duke e bërë një gjë të tillë ne nderojmë historinë tonë dhe traditë tonë. Një prej faqeve më të mrekullueshme të historisë sonë, është shpëtimi i hebrenjve në Luftën e Dytë Botërore. ”
Ndërsa theksoi se Shqipëria ka pranuar një numër dukshëm më të madh refugjatësh afganë krahasuar me vendet e pasura, Edi Rama u shpreh se “ne mund të mos jemi të pasur, por kujtesa jonë nuk mund të jetë e shkurtër.”
“30 vite më parë, talebanët ishim ne. Na u desh të kalonim detin e të shfaqeshim si alienë në brigjet e Italisë. E bëmë sepse u detyrohemi fëmijëve tanë. Ata nuk duhet rritur në një mjedis ku u thuhet t’u kthejnë kurrizi atyre që janë në nevojë.” /abcnews.al/