Emiratet e Bashkuara dhe Egjipti po përgatiten të “koordinojnë” evakuimin nga Rafah me Izraelin

schedule10:02 - 25 Prill, 2024

schedule 10:02 - 25 Prill, 2024

Ushtria izraelite po planifikon një operacion evakuimi nga Rafah, një qytet në jug të Rripit të Gazës, që do të zgjasë dy deri në tre javë. Operacioni do të kryhet në koordinim me Shtetet e Bashkuara, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjiptin.

Kjo të paktën është bërë me dije nga një raport i publikuar të hënën nga Ëall Street Journal (ËSJ), i cili citonte zyrtarë të paidentifikuar egjiptianë të cilët ishin informuar mbi planin.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se ushtria izraelite planifikoi t’i zhvendoste palestinezë në Rafah në “enklava humanitare”, të cilat do të ndërtoheshin në Rripin e Gazës dhe do të furnizoheshin me ushqim dhe ujë.

Ata gjithashtu do të pajisen me strehimore dhe struktura për të ofruar shërbime mjekësore, gjithmonë në baza ditore.

Sipas zyrtarëve egjiptianë, Izraeli po përgatitet të zhvendosë civilët nga Rafah në Khan Yunis, një qytet tjetër kyç në Gazën jugore, dhe zona të tjera, ku planifikon të ngrejë tenda.

Orari i saktë i operacionit mbetet i pasigurt, pasi varet nga nevoja që shteti hebre të forcojë së pari praninë e tij ushtarake në rajon. Korridori, një brez 13 kilometrash, ka lehtësuar historikisht kalimin e armëve dhe kontrabandës në Gaza, duke mbështetur kështu Hamasin dhe grupet e tjera të armatosura.

Edhe pse Izraeli u tërhoq nga korridori në vitin 2005, ai pohon se kontrolli i zonës është thelbësor për sigurinë e tij. Bashkëpunimi me Egjiptin është thelbësor për shkak të natyrës së ndjeshme të veprimeve izraelite në Rripin jugor të Gazës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!