Emiratet e Bashkuara Arabe marrëveshje me Japoninë për të lëshuar një rover në Hënë

schedule13:32 - 14 Prill, 2021

schedule 13:32 - 14 Prill, 2021

Kompania japoneze e robotikës hënore iSpace do të dërgojë në Hënë në vitin 2022 një rover të ndërtuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Një ekip inxhinierësh dhe shkencëtarët nga Mohammed bin Rashid Space Center në Dubai, po ndërtojnë roverin, ndërsa iSpace do ta transportojë atë me një raketë SpaceX Falcon 9, informon abcnews.al.

Raketa do të lëshohet nga Florida, me synimin për të arritur një zonë të Hënës që nuk është eksploruar më parë. Ky do të jetë misioni i parë në Hënë i iSpace. Kompania japoneze thotë gjithashtu se Emiratet e Bashkuara Arabe do të sigurojnë edhe teknologjinë e komunikimit në sipërfaqe të hënës.

Deri më tani vetëm tre kombe kanë zbarkuar me sukses një anije kozmike në Hënë, SHBA, Rusia dhe Kina, informon abcnews.al.

Misioni i Emirateve të Bashkuara Arabe shpreson të mësojë më shumë rreth pluhurit hënor, tokës së Hënës dhe trupave pa ajër (objekte hapësinore që nuk kanë një atmosferë).

iSpace thotë se vizioni i saj është të ndërtojë një vendbanim në hënë deri në vitin 2040 dhe se hapi i parë është kërkimi i ujit.

Ndër sfidat me të mëdha me të cilat mund të përballet iSpace dhe Emiratet janë mjedisi i ashpër dhe temperaturat e ulëta që arrijnë deri në -200 gradë Celsius./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!