Emiratet e Bahreinit firmosin marrëveshjen me Izraelin

schedule01:50 - 17 Shtator, 2020

schedule 01:50 - 17 Shtator, 2020

Emiratet e Bashkuara dhe Bahreini nënshkruan në Shtëpinë e Bardhë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin si dhe për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Në ceremoninë e nënshkrimit ishte i pranishëm veç Presidentit amerikan Donald Trump që ndërmjetësoi mes palëve, edhe Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu.

E teksa në Shtëpinë e Bardhë nënshkruhej marrëveshja, disa raketa u hodhën nga territoret palestineze në Gaza drejt Izraelit, duke plagosur dy banorë të qytetit izraelit të Ashdodit. Forcat ajrore izraelite u kundërpërgjigjën brenda natës duke bombarduar disa pozicione të dyshuara të militantëve ekstremistë palestinezë të Hamasit.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tha se sulmet ishin kryer nga terroristët palestinezë. Grupe palestineze protestuan duke djegur flamurin izraelit, e duke e quajtur marrëveshjen e nënshkruar nga vende myslimane si Bahreini e Emiratet e Bashkuara si tradhëti ndaj kauzës së Palestinës.