Eminem nuk ishte i vetmi që refuzoi për të kënduar në Kupën e Botës, por shuma që iu afrua atij është marramendës. Ai hodhi poshtë një ofertë prej 9 milionë dollarësh nga Katari për të perfumuar së bashku me 50 Cent. Organizatorët shpresonin se ata do të jepnin një perfomancë legjendare si ajo e Super Bowl shkurtin e kaluar.
Ky vendim u bë i ditur nga 50 Cent në një intervistë.
“Për shkak të Super Bowl, unë u ftova në Kupën e Botës me një buxhet prej 9 milionë dollarësh. Do të merrja një milion dhe më pas tetë milionët e tjerë do të ishin për të (Eminem) ”, tha 50 Cent për Big Boy’s Neighborhood.
“Ai nuk dëshironte ta bëntë kët bëjë këtë”, tha bashkëpunëtori i Eminem. Megjithatë, vlen të theksohet se Katari mori shumë kritika për organizimin e Kupës së Botës, për shkak të diskriminimit ndaj grave dhe për vdekjen e 37 punëtorëve emigrantë në ndërtimin e stadiumeve, siç komenton Guardian. /abcnews.al