Eminem gjunjëzohet gjatë performancës së tij në Super Bowl, çfarë fshihet pas gjestit të reperit

schedule15:18 - 14 Shkurt, 2022

schedule 15:18 - 14 Shkurt, 2022

Reperi i njohur, Eminem kundërshtoi rregullat e Ligës Kombëtare të Futbollit (NFL) duke u gjunjëzuar gjatë shfaqjes së pjesës së parë të Super Bowl LVI.

49-vjeçari e bëri këtë gjest pasi përfundoi performancën e këngës së tij hit “Lose Yourself”dhe u kthye në një simbol proteste kundër racizmit

Ai qendroi në këtë pozicion për rreth 50 sekonda, ndonëse asnjë lojtar nga Rams apo Bengals nuk u gjunjëzua gjatë këndimit të Himnit Kombëtar në fillim të lojës.

Sipas CNN, është e paqartë nëse gjunjëzimi ishte një pjesë e planifikuar e shfaqjes apo një vendim spontan, pasi Eminem nuk ka dhënë asnjë deklaratë.

Performanca e së dielës shënoi herën e parë që artistët hip-hop ishin interpretuesit kryesorë për shfaqjen e pjesës së parë. Së bashku me Eminem performuan edhe reperët Snoop Dogg, Dr Dre, Kendrick Lamar dhe këngëtarja R&B Mary J. Blige./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!