Emina Çunmulaj feston ditëlindjen në të njëjtën ditë me të birin, i bën dedikimin emocionues

schedule16:54 - 13 Shtator, 2022

schedule 16:54 - 13 Shtator, 2022

Modelja e njohur, Emina Çunmulaj, feston sot ditëlindjen dhe mbush 38 vite. Në po të njëjtën ditë ka lindur edhe djali i saj, Sha Yosef Nazarian, i cili mbush 1 vit jetë.

Me këtë rast, Emina ka bërë edhe një dedikim, duke shpërndarë një fotografi me të birin në Instagram.

“Ne kemi në të njëjtën datë ditëlindjen. Si nëna si djali. Dhe e gjithë kjo: ‘Dashuria e parë e djalit është nëna e tij, 100 për qind e vërtetë”, ka shkruar ajo krahas fotos.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by eminacunmulaj (@eminacunmulaj)

Kujtojmë që Emina prej shumë vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo është e martuar me biznesmenin Sam Nazarian, me të cilin përveç djalit kanë bashkë edhe dy vajza./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!