Emily Ratajkowski: Nuk ka gjë më të mirë se të divorcohesh në të 30-at, kursen para

schedule15:28 - 7 Shtator, 2023

schedule 15:28 - 7 Shtator, 2023

Një nga divorcet më të fundit në Hollywood është ai i 27-vjeçares Sophie Turner dhe Joe Jonas, të cilët zyrtarisht pak orë më parë njoftuan se po shkojnë drejt ndarjes pas 4 vitesh martesë.

Ky fakt duket se ka qenë rasti për një video të re të Emily Ratajkowski, e cila donte të ndante pikëpamjet e saj për divorcin dhe ndarjet që përfshijnë gratë nën 30 vjeç. Në fakt, modelja e njohur ka dashur që përmes eksperiencës së saj, të inkurajojë të tjerët që të largohen nga martesa, sa më shpejt që të jetë e mundur dhe ndërsa “e kanë jetën përpara”. Në këtë pikë, duhet theksuar se ajo u martua edhe me Sebastian Bear-McClard në moshën 26-vjeçare dhe u divorcuan pas 4 vitesh, pas akuzave ndaj tij për tradhti.

“Duket sikur shumë gra të reja divorcohen para se të mbushin 30 vjeç”, tha fillimisht Emily. “Si një grua që u martua në moshën 26 vjeç dhe u divorcuar për më shumë se një vit, më duhet t’ju them se nuk bëhet më mirë se kaq”.

“Nuk ka asgjë më të mirë se të jesh në të 30-at, ende e nxehtë, ndoshta edhe të kursesh ca para, të përpiqesh të kuptosh se çfarë dëshiron vërtet nga jeta dhe gjithçka, dhe të provosh martesën. Por edhe nëse e keni kuptuar që përralla e martesës nuk është ajo që kishit imagjinuar”, ka vazhduar ajo përmes videos së saj duke iu drejtuar të rejave.

Së fundi, Emily iu drejtua atyre që ndihen të stresuar për divorcin dhe kështu ajo donte t’i inkurajonte ata të merrnin vendimin. “Është mirë (divorci). Urime”, shtoi ajo. Në mbishkrimin e videos, modelja ka lënë një mesazh: “Personalisht, mendoj se është shumë elegancë të divorcohesh para se të jesh 30 vjeç”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!