Ka disa ditë që qarkullon lajmi në mediat italiane se Inter do të firmosë me portierin, Emiliano Viviano. Pas dëmtimit të kapitenit Handanovic, klubi zikaltër po kërkon një zëvëndësues të denjë për sllovakun. Por, është agjenti I poriterit Italian ai që ka sqaruar situatën e klientit të tij.
‘’Nuk ka asgjë konkrete. Askush nuk na ka premtuar ndonjë gjë. Interi ka disa probleme me portën, pasi Handanovic është dëmtuar. Por, ata vendosën që të vazhdojnë më portierët që kanë në ekip,’’ tregon agjenti i Vivianos, Claudio Vigorelli.
‘’Jemi të nderuara për interesimin e një klubi si Interi. Emiliano ishte një nga protagonistët e SPAL sezonin e kaluar dhe ai po vazhdon stërvitjen për tu rikthyer. Ai është gati për sfidën e rradhës,’’ mbyll agjenti për ‘’Tuttomercatoweb’’. /abcnews.al