Emigrantit shqiptar vdiq teksa punonte në fabrikën e peshkut në Greqi, arrestohen dy persona, dyshohet të jenë përgjegjës për shpërthimin

schedule09:00 - 5 Shtator, 2022

schedule 09:00 - 5 Shtator, 2022

Dy persona janë arrestuar në Greqi , pasi dyshohet të jenë përgjegjës për shpërthimin që ndodhi në fabrikën e peshkut në Prevezë, ku mbetën të vrarë 2 persona dhe një i plagosur rëndë.

Dy viktimat janë një emigrant shqiptar 49 vjeç dhe një shtetas grek 41 vjeç, ndërkohë punonjësi që u lëndua është grek dhe ndodhet në Spitalin e Janinën për trajtim mjekësor.

Protothema.gr raporton se dy të arrestuarit po kryenin punime saldimi me oksigjen në momentin tragjik të shpërthimit.

Lexo edhe: Shpërthimi në fabrikën e peshkut në Prevezë, një shqiptar dhe një grek digjen për së gjalli, trupi i viktimës u gjet i ndarë në dysh

Viktima me origjinë greke quhet Gjerasimos Faturos, 41 vjeç, baba i tre fëmijëve të vegjël.

Ndërsa i vetmi informacion që kemi deri tani për emigrantin shqiptar është mosha 49 vjeç.

Informacionet e para ‘flasin’ për një shpërthim në një gaz.

Sipas informacioneve paraprake trupi i 41-vjeçarit grek është gjetur i prerë në dysh. Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa ka nxjerrë nga banesat edhe banorët e zonës që kanë dëgjuar gjithë çfarë ka ndodhur./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!