“Emigranti ilegal që imitoi Ronaldon”, AS reportazh për Myrto Uzunin

schedule11:05 - 5 Shkurt, 2022

schedule 11:05 - 5 Shkurt, 2022

“Uzuni, imituesi i “Siuuu” të Ronaldos do debutojë te Granada”, ky është titulli i AS, që ka bërë një artikull për Myrto Uzunin, në prag të debutimit me Granada në LaLiga, kundër Real Madrid ku idhulli i tij Ronaldo ka fituar gjithçka.

“Myrto Uzuni, i lindur më 31 maj 1998 në Berat, nuk e ka pasur jetën e lehtë. Një futbollist që e kishte thënë vetë që e admironte Ronaldon dhe që sapo ka zbarkuar në LaLiga me Granada. Ai është një nga bastet e këtij klubi në merkato dimërore, për të cilin ka paguar rreth 3 milion euro.

Një sulmues që shënon gola, që ka ambicie dhe shumë nerv. Uzuni e arriti famën më 25 nëntor 2020. Në atë kohë shqiptari luante me Ferencvaros dhe goli i tij kaloi në avantazh hungarezët në Torino ndaj Juventusit të idhullit të tij: Cristiano Ronaldo.

Uzuni bëri festimin e famshëm ‘Siuu” nën hundën e tij. Në fillim nuk i erdhi mirë, por Cristiano më pas shënoi një gol fantastik dhe Juventusi fitoi 2-1. Pas ndeshjes Uzuni u takua me portugezin dhe shkëmbeu fanellat, kurse CR7 nuk shfaqi ndonjë inat për imitimin. Ky është trofeu i tij më i çmuar.

Shqiptari ka lexuar gjithçka për portugezin. Jeta e bëri atë të ishte një emigrant ilegal në Greqi. Prindërit e tij punuan shumë për të mbajtur familjen, por Uzuni duke qenë ilegal nuk mund të luante futboll në Greqi. Ai u kthye për të luajtur futboll në vendin e tij, në moshën 16-vjeccare.

Përpjekjet e familjes së tij, që lanë ëndrrën e një jete të re në Greqi, u shpërblyen dhe sot Uzuni jeton nga futbolli, pasioni i tij. ‘Cristiano është pika ime e referimit, e di historinë e tij. Kam lexuar gjithçka për të. Ishte motivimi im’, thoshte Uzuni për Ronaldon.

Tani ai do të shkelë në Bernabeu, tempullin ku idhulli i tij u bë edhe më i madh, me ëndrrën për të qenë në gjendje për të bërë një tjetër “Siuuuu”, në atë që ishte shtëpia e portugezit për kaq shumë vite”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!