Emigranti fshihet në pjesën e poshtme të avionit, mbërrin i gjallë në SHBA

schedule10:02 - 28 Nëntor, 2021

schedule 10:02 - 28 Nëntor, 2021

Një i ri nga Guatemala, i cili u fsheh në pjesën e poshtme të avionit American Airlines doli i gjallë të shtunën pas fluturimit nga vendlindja e tij në Miami, u dorëzua në shërbimin e emigracionit të SHBA-së  dhe u dërgua në një spital për ekzaminim e gjendjes së tij.

Zyra Federale për Mbrojtjen e Doganave dhe Kufijve ka konfirmuar incidentin, ndërsa është publikuar edhe një video.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ONLY in DADE (@onlyindade)

Video tregon kontrabandistin e ri, i cili duket i mpirë, por është i sigurt, i ulur në asfalt, pranë avionit. Ai ka veshur një bluzë, një xhaketë dhe çizme. Anëtarët e stafit tokësor e pyesin nëse dëshiron t’i jepet ujë. Fluturimi ka zgjatur 2 orë e gjysmë, ndërsa autoritet janë shokuar sesi i riu 26-vjeçar ka mbërritur i gjallë. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!