Numër i lartë personash kanë hyrë e kanë dalë nga Shqipëria përmes portit të Durrësit javën e fundit. Kryesisht emigrantë që jetojnë dhe punojnë në Itali. Vetëm në pesë ditë me tragetet Durrës- Bari dhe Durrës -Ankona kanë ardhur dhe kanë ikur nga vendi ynë me shumë se 42 mijë e 500 persona me 13 mijë e 300 automjete.
Sipas Policisë Kufitare ditë më e ngarkuar ka qenë e shtuna e 9 gushtit kur kanë hyrë e kanë dalë mbi 12 mijë pasagjerë me rreth 3900 automjete. Për të përballuar fluksin e pasagjerëve, tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas kanë kryre lundrime të dyfishta nga e mërkura deri të dielë. Ndërsa trageti I linjës Durrës – Ankona ka kryer lundrime të përditshme.
Ndërkohë ka vijuar kthimi I shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Greqi dhe këtë fillimi jave për të pushuar në atdhe. Nga Kapshtica deri në mesditë kanë hyrë në Shqipëri mbi 3 mijë persona. Megjithë numrin e lartë të udhëtarëve në doganë nuk janë krijuar radhë. Autoritetet shqiptare dhe greke po punojnë me kapacitet të plotë.
Rreth 20 mijë persona hynë në vend këtë fundjavë vetëm nga pika kufitare e Kakavijës. Bashkë më emigrantët është vënë re shtimi i turistëve që vijnë nga Greqia në Shqipëri.
Me qëllim mos krijimin e radhëve në doganë autoritetet kanë shtuar numrin e sporteleve. Policia kufitare po punon me 4 sportele ne hyrje dhe 3 ne dalje ndersa ajo greke 3 ne dalje dhe 2 ne hyrje.
Radhë deri në dy kilometra është krijuar në doganën e Qafë Botës.
Ata që kanë udhëtuar drejt Greqisë nga kjo pikë kufitare paraditen e të hënës priten deri në rreth 3 orë për të kaluar kufirin.
Vonesat vijnë nga autoritetet greke të cilat punojnë me dy sportele ndërsa autorietet shqiptre po punojnë me tre sportele./abcnews.al

