Emigrantët tentuan të arratiseshin, arrestohet drejtuesi i furgonit në Pogradec

schedule19:51 - 7 Shtator, 2021

schedule 19:51 - 7 Shtator, 2021

Një 35 vjeçar i akuzuar për trafikim të emigrantëve të paligjshëm është vënë në prangat e policisë së Pogradecit këtë të martë.

Automjeti në të cilin ndodheshin klandestinët është konstatuar në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së.

Ndërkohë gjatë shoqërimit për në Komisariatin e Policisë, emigrantët e paligjshëm duke dashur të dilnin nga furgoni kanë hapur derën e tij me forcë dhe kanë mundur të largohen duke u shpërndarë nëpër qytet.

Policia falë punës së saj ka bërë të munduar kapjen e emigrantëve të shpërndarë nëpër qytet.
Njoftimi i plotë:

Vijojnë goditjet në kuadër të operacionit policor “Perimetri”.

LEXO EDHE: “Shpërthyen” derën dhe i ikën nga duart policit, merr fund shëtitja për emigrantët e huaj në Pogradec

U kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 35-vjeçari.

Shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me strukturat e Sektorit për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Sh., 35 vjeç, banues në Pogradec.

Shërbimet e Policisë Kufitare, kanë konstatuar në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, shtetasin e mësipërm duke transportuar me mjetin tip furgon të markës “Benz”, emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së.

Gjatë shoqërimit për në Komisariatin e Policisë, emigrantët e paligjshëm duke dashur të dilnin nga furgoni kanë hapur derën e tij me forcë dhe kanë mundur të largohen duke u shpërndarë nëpër qytet.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, menjëherë u angazhuan për gjetjen e tyre, ku 21 emigrantë të paligjshëm aktualisht ndodhen në ambientet e Komisariatit për procedurat e mëtejshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!