Emigrantët të bllokuar në Kakavijë në temperatura të ulëta, 10 prej tyre kthehen në Greqi

schedule10:18 - 6 Prill, 2020

schedule 10:18 - 6 Prill, 2020

Në pikën kufitare në Kakavijë vazhdon prej ditësh bllokimi i emigrantëve që duan të rikthehen në Shqipëri.

Gazetari Orges Sako tha për “ABC News” se ka një vendim të prerë për të mos lejuar të kalojnë në Shqipëri për shkak të situatës së shkaktuar nga koronavirusi.

Sipas autoriteteve është vendosur që do të kalojnë kufirin vetëm personat që kanë probleme familjare të rënda.

Ndërkohë mëngjesin e sotëm që 10 shqiptarë janë kthyer në Greqi. Autoritetet greke nuk kanë bërë asnjë njoftim për emigrantët të cilëve i mbaron afati i qëndrimit për në zonën Shengen, kjo ka bërë që emigrantët të tentojnë të futen në territorin shqiptar.

Të bllokuar kanë mbetur, fëmijë, të moshuar familjarë të cilët po qëndrojnë në temperatura tepër të ulëta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!