Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Emigrantët sollën më shumë para në atdhe/ BSH: Kanë dërguar në atdhe 532 milionë euro

schedule14:24 - 11 Shtator, 2025

schedule 14:24 - 11 Shtator, 2025

Emigrantët  kanë sjellë  më shumë para në vend .Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë prurjet valutore të emigrantëve, arriten në 532 milionë euro milionë euro, duke pësuar një  rritje vjetore  me mbi 4% krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Ajo që vërehet është se  është vërejtur rritje e dërgesave jo vetëm në kanale formale sistem bankar dhe operatorë të transferimit të parave, por edhe në formën e prurjeve në cash.

Remitancat janë një burim i rëndësihëm i të ardhurave  për një numër të konsiderueshëm familjesh.Po ashtu remitancat vlerësohen si një ndër faktorët kryesorë që ndikojnë direkt në dobësimin e monedhës europiane në vendin tone.

Remitancat përfaqësojnë një burim  të rëndësishëm për shumë familje shqiptare, duke mbuluar shpenzimet e përditshme, arsimin, shëndetësinë dhe madje duke shërbyer si një mundësi për biznese të vogla.

Italia dhe Greqia  janë shetet që  vazhdojnë të mbajnë peshën më të madhe të prurjeve nga emigrantët, si pasojë e numrit të lartë të emigrantëve shqiptarë që jëtojnë atje prej dekadash por vitet e fundit ka pasur rritje dhe nga destinacionet e reja si Anglia dhe Gjermania.

Ndërkohë edhe fluksi hyrës nga investimet e huaja direkte ka pësuar rritje të lehtë.Janë shënon 398 milionë euro investime të realizuara në tremujorin e dytë.

Gjatë tremujorit të dytë 2025, flukset valutore hyrëse në formën e investimeve të huaja direkte ishin të përqendruara kryesisht në pasuri të paluajtshme ,sektorin e ndërmjetësimit financiar ,hidrokarbureve energjitikës si dhe komunikacionit. / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!