Emigrantët sjellin më shumë para, remitancat, niveli më i lartë në 15 vite

schedule15:54 - 28 Mars, 2023

schedule 15:54 - 28 Mars, 2023

Qytetarët shqiptarë që punojnë dhe jetojnë jashtë vendit kanë sjellë në Shqipëri 834 milionë euro gjatë vitit 2022.Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë kjo shifër rezulton të jetë më e larta gjatë 15 viteve të fundit.

Në bazë të tremujorëve vlera e remitancave u rrit më shumë në pjesën e dytë të  vitit .Në tre muajt e fundit janë sjellë në vend 242 milionë euro me një rritje prej 10 % në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti  më parë.

Gjatë periudhës, është vërejtur rritje e dërgesave jo vetëm në kanale formale si nëpërmjet sistemit bankar dhe operatorë të sistemit të transferimit të parave por edhe në formën e prurjeve në cash. Këto të fundit si rezultat i ardhjes së emigrantëve gjatë periudhës së festive të  fundvitit.

Ekspertët e lidhin rritjen e remitancave me emigrimin e profesionistëve të cilët sigurojnë më shumë të ardhurave .

Në Shqipëri, një në katër familje marrin të ardhura nga emigrantët .Janë gjithsej 220 mijë familje që jetojnë me këto të ardhura, në pamundësi të një burimi tjetër. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!