Emigrantët, rolet e trafikantëve/ Si funksiononte rrjeti i strukturuar kriminal

schedule15:52 - 14 Prill, 2024

schedule 15:52 - 14 Prill, 2024

Grupi i strukturuara kriminal, me 26 persona që trafikonin emigrantë të paligjshëm nga Bangladeshi në drejtim të Shqipërisë, funksiononte me dy ndarje.

Grupi i parë merrej me sigurimin e kontratave në mënyrë fiktive dhe pajisjen me viza pune, ndërsa grupi tjetër merrej me kalimin e emigrantëve të paligjshëm nga Shqipëri në drejtim të Kosovës dhe më pas në Serbi, me destinacion përfundimtar vendet e Bashkimit Europian.

Sipas hetimeve të SPAK të nisur rreth një vit më parë, në një periudhë 6 mujore në Shqipëri kanë mundur të hyjnë mbi 250 persona nga Bangladeshi të cilët punësoheshin fiktivisht në bizneset e 11 personave që u vunë në pranga, kryesisht në fasoneri.

Kundrejt pagesës prej 5 mijë euro ata vinin në Shqipëri duke ndjekur rrugën nga aeroportet e Emirateve të Bashkuara, dhe priteshin në Rinas nga anëtaret e grupit të trafikantëve.

SPAK si organizator të këtij grupi, bën të dyshuar biznesmenin e arrestuar Endri Seiti, pasi sipas hetimeve ka rezultuar se ai përdorte njohjet e tij për të bërë kontratat fiktive për emigrantën.

Si organizator, SPAK, dyshon edhe Luan Tafallën, pasi sipas hetimeve rezulton se ai paraqitej në Rinas për të pritur emigrantët dhe më pas I akomodonte. Tafalla më pas kontaktonte të arrestuarin Luan Sulaj I cili dyshohet se siguronte transportin nëpërmjet grupit kriminal të Kukësit, për ti kaluar emigrantët në Kosovë.

Përgjimet e SPAK, kanë provuar se në Shtator të vitit 2023, në ambientet e një restoranti, Luan Sulaj është konstatuar në shoqërinë e personave nën hetim Luan Tafalla dhe Endri Seitit dhe personi nën hetim Lulzim Lami. Ky I fundit i ci dyshohet se siguron kontrata të qirasë për efekt të justifikimit të akomodimit të shtetasve të huaj, por edhe si pritës i shtetasve të huaj për llogari të një fasonerie.

Gjatë këtij operacioni 24 persona u arrestuan dhe 2 të tjerë u shpallën në kërkim me urdhër të SPAK, mes të cilëve 4 efektivë policie. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!