Emigrantët protestojnë për të dytën ditë para kryeministrisë

schedule15:59 - 29 Dhjetor, 2018

schedule 15:59 - 29 Dhjetor, 2018

I ka mbledhur ky flamur dhe rrjetet sociale. Për të dytën ditë radhazi një grup qytetarësh shqiptarë që jetojnë, punojnë e shkollohen jashtë Shqipërisë kanë protestuar para Kryeministrisë me moton “nën një flamur”.

Përveç emigrantëve, kësaj proteste të shtunën iu bashkuan sërish edhe banorët e zonës së Unazës së re, ata të Bulevardit të Ri, të cilët prej javësh protestojnë kundër shembjes së banesave të tyre dhe kërkojnë dëmshpërblim të plotë të pronës.

Në protestë u dëgjuan edhe zërat e artistëve, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe mjaft mbështetësve të kauzës së mosprishjes se Teatrit Kombëtar, si dhe përfaqësues të studentevë të cilët prej 3 javësh kanë nisur protestën kundër tarifave dhe ligjit të Arsimit të Lartë.

Protestuesit i mblodhi në para Kryeministrisë thirrja e bërë në rrjetet sociale e disa emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Londër, të cilët apelojnë që qytetarët të dalin në protestë kundër korrupsionit, krimit e varfërisë në vend. E shtuna ishte dita e dytë e protestës, e cila nga organizatorët është paralajmëruar se do të vijojë sërish të dielën në mesditë.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!