“Emigrantët, numri më i lartë nga Greqia e Italia”/ Regjistrimi për zgjedhjet, Bruci: Mjaft të interesuar, procesi është i thjeshtë

schedule13:42 - 13 Janar, 2025

schedule 13:42 - 13 Janar, 2025

Sekretarja për Diasporën në Partinë Socialiste, Zerina Bruci deklaroi se shifrat e regjistrimit të emigrantëve për zgjedhjet

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Bruci u shpreh se emigrantët janë mjaft të interesuar për të votuar.

Ndër të tjera, Bruci shtoi se procesi i regjistrimit është i thjeshtë.

“Shifrat janë shumë optimiste. bash janë shumë të interesuar për të qenë pjesë. Në ditët në vjinim, presim më shumë bashkëardhetarë që të regjistrohen. Sistemi i përgatitur nga KQZ është lehtësisht i përdorshëm. Është një proces i thjeshtë, që kërkon dokumentet minimale. Kërkon dokument identifikimi dhe adresën ku aplikanti pret zarfin e votës. Deri më tani nuk kemi pasur raportime të problematikave madhore. Këtë javë kemi qenë në Greqi dhe Itali, për të qenë afër bashkëatdhetarëve tanë. Për ne, është e rëndësishme që procesi të funksionojë. Janë 48 orët e para të regjistrimit, është herët për të bërë analiza të karakterit demografik. Vendet me regjistrimet më të mëdha janë Italia, Greqia, Gjermania, Britania e Madhe, SHBA.

Ka pasur diskutime në lidhje me disa ndryshime që do e bënin më të përshtatshme votën e diasporës. Ndryshimet bëhen për përmirësimin e kushteve për votën e diasporës. Janë në fazë diskutimi. Jemi të gatshëm të ndërmarrim çdo veprim që ta bënim këtë proces historik sa më transparent dhe komod”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!