“Emigrantët”, nis procesi gjyqësor/ Gjykata Europiane e Drejtësisë do vendosë për vendimet e qeverisë Meloni

schedule15:28 - 25 Shkurt, 2025

schedule 15:28 - 25 Shkurt, 2025

Gjyktata Europiane e Drejtësisë në Luksemburg nisi këtë të martë procesin e shqyrtimit për marrëveshjeshjes Shqipëri Itali për Emigrantët e paligjshëm. Qeveria Meloni e cila është përballur me sfida të njëpasnjëshme nga Gjyqësori Italian për shkak se kërkon të sjellë në qendrat e saj në Shqipëri emigrantët që shkojnë në Itali drejt detit Mesdhe në mënyrë ilegale.

Nëpërmjet marrëveshjes me Shqipërinë, Italia synon që të shqyrtojë kërkesat për azil ndërsa këta emigrant qëndrojnë të zhvendosur në qendrën e ngritur në Gjadër. Gjykata Italiane ka penguar qeverinë Meloni duke bërë disa here që 66 emigrantët total qe u sollen ne Shqiperi të ktheheshin sërisht në territorin Italian.

Në këtë proces gjyqësor nga Gjykata Europiane e Drejtësisë synohet të zgjidhet çështja se cilat duhet të jenë kriteret ne lidhje me vendet e sigruta që duhet të plotësohen në mënyrë që Qeveria Italiane të ketë të drejtë të shqyrtojë kërkesat e azilit në një territor jashtë Bashkimit Europian. Gjykata Europiane do të shqyrtojë nëse një qeveri ka kompetencën për të përpiluar listën e shteteve të treta të sigurta dhe nëse ajo ka të drejtën të përcaktojë kriteret për të klasifikuar një vend si të sigurtë. Gjithashtu duhet të sqarohet, nëse një vend mund të konsiderohet si i sigurt vetem nga nje vend i BE sic eshte Italia , nëse ai per shembull nuk konsiderohet I sigurte nga I Gjithe Bashkimi Europian.. Deri në shpalljen e vendimit nga Gjykata Europiane Drejtesise ne Luksemburg mund të kalojnë disa muaj..

Italia është vendi i parë i BE-së, që ka ngritur strukturat e strehimit te refugjatëve jashtë BE-së, duke i vendosur ato që nga tetori 2024 në Shqipëri. Në këtë kompleks nëpunësit italianë duhet të marrin vendimin lidhur me kërkesat për azil, që paraqesin refugjatët që kapen duke lundruar ilegalisht përmes detit Mesdhe duke synuar të shkelin në territorin e BE-së me shpresën për një jetë më të mirë. Qëllimi i procedurave të përshpejtuara në një vend të tretë si në Shqipëri është kthimi sa më shpejt i refugjatëve në vendin e origjinës. Të tjera shtete Europiane e kane konsideruar marreveshjen Shqiperi Itali nje model qe mund te sherbeje si shembull per te gjithe Unionin qe te trajtoje Krizen e Emigranteve Ilegale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!