Emigrantët në Qipro tashmë përbëjnë shtatë për qind të popullsisë

schedule11:58 - 24 Prill, 2024

schedule 11:58 - 24 Prill, 2024

Presidenti i Qipros, Nikos Christodoulidis, kërkon ndihmë urgjente nga Brukseli, sepse numri në rritje i emigrantëve që vijnë në ishull i kanë shkaktuar vendit një gjendje “krize serioze”.

Autoritetet e Qipros, popullsia e së cilës përbëhet nga rreth shtatë për qind emigrantë, morën një vendim për të pezulluar urgjentisht përpunimin e mëtejshëm të kërkesave për azil, në mënyrë që të zgjidhet në mënyrë më efektive krizën e emigrantëve, raporton “Reuters”.

Në tre muajt e parë të vitit 2024, më shumë se dy mijë njerëz mbërritën në Qipro përmes detit, ndërsa vetëm 78 mbërritje u regjistruan në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave zyrtare nga qeveria qipriote.

Ky ishull mesdhetar me një popullsi prej rreth 1.2 milion është shteti anëtar më i afërt i BE-së me bregun e Lindjes së Mesme dhe Libanin. Varkat mbërrijnë në pjesë të ndryshme të ishullit duke transportuar kryesisht azilkërkues sirianë, kryesisht burra, sipas autoriteteve qipriote. Udhëtimi në det nga Libani ose Siria në Qipro zgjat rreth 10 orë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!