Emigrantët në Britaninë e Madhe do të seleksionohen sipas aftësisë

schedule14:16 - 19 Dhjetor, 2018

schedule 14:16 - 19 Dhjetor, 2018

Pas daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, emigrantët në Mbretërinë e Bashkuar do të seleksionohen në bazë të aftësisë dhe jo sipas origjinës së vendit nga vijnë.

Në periudhën post Brexit emigracioni në Britaninë e Madhe do të menaxhohet në bazën e aftësive dhe jo të origjinës, pa asnjë kriter preferencial pë rata që vijnë nga vendet e Bashkimit Europian. Përkundrazi, ndoshta edhe ata duhet të dëshmojnë të ardhura vjetore prej 30 mijë stërlinash, që kërkohet nga emigrantët e kualifikuar të Bashkimit europian, në mënyrë që të marrin lejen e qëndrimit të vlefshme për pesë vjet.

Masat e reja, të publikuara nga e përditshmja britanike Guardian, do të jenë pjesë e planit që pritet të prezantohet së shpejti nga ministri i brendshëm britanik, Sajid Javid. Sipas tij do të jetë një sistem emigracioni unik, i bazuar në aftësi, i ndërtuar rreth talentit dhe eksperiencës që personat mund të sjellin, se sa nga vendi që vijnë, duke dhënë fryte për Mbretërinë e Bashkuar e duke dëshmuar se vendiështë i hapur për sipërmarrjet.

Edhe pse nuk thuhet qartë, objektiviështë reduktimi i emigracionit. Detajet janë ende të papërcaktuar, në mënyrë të vecantë për sa i përket pragut minimal të të ardhurave. Sipas burimeve të qeverisë britanike, pjesa më e madhe e ministrave do të preferonte një prag më të ulët se 21 mijë stërlina, por kryeministrja, Tereza Mej këmbëngul në idenë për ashpërsimin e kushteve të emigracionit.

Shpresa e Dauning Stritështë që refuzimi për një trajtim preferencial për emigrantët nga vendet e Bashkimit Europian, do të kontribuojë në zhbllokimin e marrëveshjeve të ardhshme tregtare me vende si India, që ndoshta do të donin një regjim më të lirë vizash për qytetarët e tyre. Ministri i Brendshëm britanik Javid theksoi se po jepen udhëzime të qarta për të marrë kontrollin në kufijtë e vendit dhe për të vendosur në fuqi një sistem të ri që funksion në interestë popullit britanik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!