Me thirrjet “Rama ik” dhe “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, një grup emigrantësh shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Greqi, protestuan para ambasadës shqiptare në Athinë kundër qeverisë së Edi Ramës. Kjo protestë u organizua nga dega e Partisë Demokratike në Greqi.
Në fjalimet e mbajtura para ambasadës, protestuesit kërkuan largimin e qeverisë së Edi Ramës për t’i hapur rrugë zgjidhjes politike në vend. Sipas tyre, kryeministri ka braktisur interesat e qytetarëve të vet, e nuk do t’ia dijë për premtimet e dhëna për të lehtësuar jetën e emigrantëve shqiptarëve në Greqi./abcnews.al