Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Emigrantët mbarojnë pushimet, fluks në Kapshticë

schedule10:37 - 20 Gusht, 2021

schedule 10:37 - 20 Gusht, 2021

Ditët e fundit të muajit gusht kanë sjellë edhe fluks në pikat kufitare të vendit. Emigrantët që erdhën për pushime tashmë po largohen.

Gazetarja Ledjona Xheladinaj raporton për abcnews.al se dje, më 19 gusht në Kapshticë kanë hyrë 1851 dhe kanë dalë 3329 shtetas të huaj dhe shqiptarë.

Ndërkohë në Pikën Kufitare të Qafë-Thanës, kanë hyrë 4786 dhe kanë dalë 3513 shtetas të huaj dhe shqiptarë.

Qytetarët janë detyruar të rrinë në radhë, pasi  pala greke po punon me personel të reduktuar. Emigrantët shprehen për mikrofonin e ABC se kanë mbi një orë që presin në radhe dhe temperaturat e larta e bëjnë të vështirë situatën.   g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!