Emigrantët e parë drejt Shqipërisë/ Anija ‘Libra’ e marinës italiane drejt portit të Shëngjinit

schedule14:22 - 14 Tetor, 2024

schedule 14:22 - 14 Tetor, 2024

Anija Libra e Marinës italiane është nisur drejt Shqipërisë për të sjellë grupin e parë të emigrantëve në qendrat e ngritura në Gjadër për t’iu nënshtruar procedurave të përshpejtuara kufitare.
Për personat që do të transferoheshin, të shpëtuar në det, u krye një kontroll fillestar në bord për të verifikuar nëse ata plotësojnë kërkesat: vijnë nga vende të sigurta, meshkuj-shkruan Corriere della Sera.

Anija Libra u nis nga Lampedusa për në Shqipëri; fillimisht u ul në bregun sicilian pasi shpëtoi një grup emigrantësh që ishin larguar nga bregu i Afrikës së Veriut.

Sipas protokollit të nënshkruar nga kryeministri Giorgia Meloni me homologun e saj shqiptar Edi Rama, azilkërkuesi do të marrë një përgjigje brenda katër javësh: nese përgjigja do të jetë pozitive dhe ai do të transferohet në qendrën e pritjes në Itali. Përndryshe ata do të rikthehen në vendin e tyre të origjinës.

Komisioni i kryesuar nga Prefektura e Romës do të shqyrtojë kërkesat, intervistat do të zhvillohen me video-lidhje ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!