Emigrimi ka qenë një prej problemeve shqetësuese të shteteve përtej Atlantikut.
Teksasi ka nisur një fushatë provokuese në Meksikë dhe Amerikën Qendrore për të parandaluar emigracionin e paligjshëm, duke theksuar ngacmimin seksual dhe rreziqe që kanosen nga individë të tjerë.
Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott u shpreh të enjten në lëvizjen për të kufizuar kalimet se qëllimi i tyre ishte jo vetëm t’i demotivonim emigrantët, por t’i ndihmonin të kuptonin pasojat.
Numri i migrantëve që u kapën duke kaluar ilegalisht kufirin SHBA-Meksikë arriti nivele rekord pasi Presidenti Joe Biden mori detyrën në vitin 2021, duke nxitur kritika nga Abbott dhe republikanë të tjerë.
Sakaq, presidenti i zgjedhur, Donald Trump, ka premtuar deportime masive dhe përpjekje agresive për sigurimin e kufirit. / abcnews.al