Emigrantët e paligjshëm në Britani/ Balla: Çojmë përpara 3 marreveshjet Rama-Sunak. Luftë krimit të organizuar, po punojmë për ekstradimet nga Dubai

schedule14:29 - 27 Nëntor, 2023

schedule 14:29 - 27 Nëntor, 2023

Shqipëria ka shënuar një ulje me 90% të emigracionit të paligjshëm që kalojnë nga kanali i La Manshit drejt Britanisë së Madhe.

Kjo shifër u dha nga ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili këtë të hënë zhvilloi një takim zyrtarë në Britaninë e Madhe, ku u takua me homologun James Cleverly dhe me Ministrin për Migracionin, Robert Jenrick.

Përmes bashkëpunimit të shkëlqyer dhe operativ kemi arritur tashmë rezultate mbresëlënëse në luftën kundër krimit dhe për ndalimin dhe goditjen e migracionit të paligjshëm“.

Balla tha se po ecin përpara, tri marrëveshjet e arritura nga kryeministrat Rama dhe Sunak, për luftën kundër krimit të organizuar, rritjen e investimeve britanike, si dhe rritjen e inovacionit në fushën e arsimin.

Vizita e Ballës në Britaninë e Madhe vjen në kuadër të takimeve të Komitetit të Përbashkët Mbikqyrës, në kuadër të Task Forcës së Përbashkët kundër Migracionit të Jashtëligjshëm.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!