Nertil Jole është emëruar prefekt i qarkut të Korçës. Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
Më parë këtë post e mbante Dhori Spirollari, i cili ishte emëruar në këtë detyrë në vitin 2017.
Vendimi:
LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË KORÇËS
Në mbështetje të neneve 100 e 114, të Kushtetutës, dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: 1. Z. Dhori Spirollari, prefekt i Qarkut të Korçës, lirohet nga kjo detyrë. 2. Z. Nertil Jole emërohet prefekt i Qarkut të Korçës.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.