Rebani Jaupi u emërua në krye të policisë së Tiranës, duke zëvendësuar në këtë post Kastriot Skënderin. Fillimisht pas lirimit të tij, u komandua Dhimitraq Ziu. Rebani Jaupi ka mbajtur postin e zv/drejtorit të Policisë së Shtetit.
Rebani Jaupi është kreu i Policisë së Tiranës. Emërimi i tij u bë të hënën e 25 Marsit nga kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu pas shkarkimit të Kastriot Skënderajt rreth 2 javë më parë. Ky i fundit u lirua nga detyra pas përplasjes që ndodhi mes policisë dhe familjarëve që mbronin banesat e tyre nga Përmbarimi, në zonën e ‘Petro Ninit’ në Tiranë.
Rebani Jaupi ka një karrierë mbi 20-vjeçare në strukturat policore. Ai më herët ka mbajtur detyrën e zv/drejtorit të Policisë së Shtetit, ndërsa u komandua në postin e kreut të Policisë së Shtetit në Janar të 2018-s kur u largua nga detyra Haki Çakos.
Në Nëntor të 2015-s, Rebani Jaupi u emërua zv/drejtori i ri i Policisë Shtetit me urdhër të ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, ndërsa iu dha edhe grada policore “Drejtues i Lartë”.
Përpara se të merrte detyrën e zv/drejtorit të Policisë së Shtetit, Jaupi mbante postin e Drejtorit të Krimit Ekonomik. Rebani Jaupi ka mbajtur edhe funksione të tjerë në drejtoritë e qarqeve në Durrës, Elbasan dhe në Tiranë.
Por emërimi i Jaupit në krye të drejtorisë më të madhe të vendit, u shoqërua edhe me lëvizjet e para në dy komisariatit e policisë së kryeqytetit. Kështu, Ardit Elmazi u emërua shef i Komisariatit nr. 6, pasi u lirua nga kjo detyrë Pal Marku.
Ndërkohë, Robert Losha u emërua shef i komisariatit nr. 3. Burime të Abc News, konfirmojnë faktin se pritet të ketë lëvizje në ditët në vijim edhe për drejtues dhe shef komisariatesh në Tiranë, në kuadër të ristrukturimit dhe ndryshimit të strukturave policore./abcnews.al