Alexander “Sasha” Kasanof është emëruar Zëvendës Ndihmës Sekretari për Ballkanin Perëndimor si dhe për Shtypin dhe Diplomacinë Publike në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, i cili do të jetë pasuesi i Gabriel Escobar.
Lidhur me këtë është diskutuar në emisionin “Ballkan Update”, ku diplomati Blerim Canaj ka thënë se kemi të bëjmë me një diplomat karriere të pasur në çështjet e sigurisë.
Ai ka theksuar se Kasanof pritet të ketë rol vendimtar në stabilitetin dhe sigurinë e rajonit.
“Duhet ta kemi parasysh që kemi të bëjmë me një diplomat karriere të pasur në çështjet e sigurisë. Që për shkak të situatës që po kalon bota dhe është e rëndësishëm veçanërisht për SHBA, që të kemi një diplomat të karrierës dhe që është marrë me këto çështje, pasi njohja në këto situata të ndryshme të jep mundësinë e një analize më të lehtë.
Natyrisht që SHBA kur e shohin që në njërën anë kanë një rusi me luftë dhe në anën tjetër kemi një Kinë që nuk është njësoj sikur ishte në Luftën e Ftohtë, sepse ne tani po e kalojmë një Luftë të Ftohtë kam përshtypjen.
Po të shohim përfaqësuesit e dërguar për Ballkanin janë të emëruar nga presidenti dhe kjo i bie që ne ende nuk e dimë, nëse fiton Trump a do të jetë ky personi që do të mbikqyrë këto çështje apo mund të jetë Grenell, pasi Grenell ka një pozicion të fortë te Donald Trump.
I bie që SHBA dëshirojnë ta kenë një fokus në këto çështje dhe pikërisht prandaj vendosin një ekspertë të këtyre çështjeve”, tha Canaj./abcnews.al