Emërimi i Mourinho, ky postim në Twitter “fundos” yllin e Tottenham

schedule09:45 - 21 Nëntor, 2019

schedule 09:45 - 21 Nëntor, 2019

Puthje stemash të çdo klubi, “më bindi projekti” e shumë gjëra të tilla i kemi parë shpesh në botën e futbollit. Kemi parë gjithashtu që trajnerë e lojtarë kanë shkuar në ekipe të cilat më parë i kishin përjashtuar si mundësi.

Kështu kishte bërë më parë (në vitin 2015) Jose Mourinho, i cili kishte deklaruar se nuk mund të drejtonte skuadrën e Tottenham për shkak të lidhjes që ai kishte me tifozët e Chelsea. Vetëm fjalë, pasi një ditë më parë portugezi pranoi ofertën e londinezëve dhe nisi nga puna.

Telashe tani mund të ketë për mesfushorin Dele Alli, i cili në vitin 2012, në Twitter shigjetonte trajnerin aktual.  “Sigurisht nuk mund të jem i vetmi që mendon se Mourinho është i mbivlerësuar dhe shumë kokëfortë.

Thjesht ju bën të dukeni si një menaxher i keq. Më vjen mirë që kurrë nuk do të mund të punoj me të”, shkruante mesfushori, i cili asokohe ishte vetëm 16 vjeç dhe akoma nuk i ishte bashkuar skuadrës së Tottenham. /abcnews.al

Postimi i Dele Alli në vitin 2012

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!