Emergjencat: Situata nga përmbytjet gjatë orëve të fundit

schedule08:43 - 1 Dhjetor, 2017

schedule 08:43 - 1 Dhjetor, 2017

Gjendja pas përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet vijon të jetë e rënduar.

Në Fushë Krujë, Kurbin, Vorë, Marikaj dhe Mamurras ajo paraqitet më e vështirë.

Sipas zyres se emergjencave, autostrada  tirane- durres eshte e kalueshme me veshtiresi ndersa ne krahun nga durres ne  tirane nuk kalohet. Po ashtu eshte bllokuar rruga nacionale Vlorë-Llogara për shkak të rrëshqitjes së dherave dhe gurëve.

Shtabi i Emergjencave raporton se lumi Vjosë është në pikën kritike, duke arritur në kuoaten 5.5 metra

Rrugët kryesisht të lira.

Janë evakuuar 39 familje në rang vendi.

Janë pa energji 71.000 abonentë dhe nuk janë në funksionon 60 fidera.

Janë përmbytur 18 banesa në rang vendi dhe po punohet për shmangien e dëmtimit të shumë të tjerave.

Ne Aeroportin e Rinasit jane ndërprerë fluturimet .

Të gjitha strukturat e shtetit, Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit, Emergjencat Civile, punonjësit e OSHEE, ata të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, Prefekturat, Bashkitë, Ministrat, Prefektët, etj., janë në krye të detyrës në aktivitet të plotë për përballimin e situatës së vështirë.

Komiteti i Koordinimit te Emergjencave Civile dhe Krizave prane Kryeministrit i ben thirrje të gjithë qytetarëve që të ndjekin kërkesat e bëra publike më parë në lidhje me sigurinë e tyre dhe bashkëpunimin me autoritetet. Ruajtja e jetës është prioriteti numër një i momentit.

Komiteti i Koordinimit te Emergjencave Civile dhe Krizave prane Kryeministrit i ben thirrje publike edhe disa kryetarëve të bashkive, sidomos atyre që janë të prekura rëndë nga situata si Vora dhe Kamza, që të paraqiten urgjentisht në krye të detyrës dhe të marrin përsipër përgjegjësitë që u ngarkon ligji në mbrojtje të jetës së qytetarëve.

Gjithë  qytetarëve dhe bizneseve u behet thirrje që të bashkëpunojnë me shtabet e emergjencave për të ofruar mundësi akomodimi për personat e evakuuar.