Embargoja e naftës ruse, kryeministri hungarez kritikon BE-në për papërgjegjshmëri

schedule17:15 - 30 Maj, 2022

schedule 17:15 - 30 Maj, 2022

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka kritikuar Komisionin Evropian për papërgjegjshmërinë që ka treguar në lidhje me mënyrën se si trajton ndalimin e propozuar të naftës ruse.

Orban tha se Komisioni Evropian ka dështuar të negociojë siç duhet me vendet anëtare të BE-së për embargo e naftës ruse.

Lexo edhe: Embargoja e naftës ruse, BE pa marrëveshje, liderët mblidhen sot në Bruksel

Ai tha se ndalimi i naftës kishte ardhur pa iu përgjigjur pyetjeve mbi sigurinë energjetike të Hungarisë. Energjia është një çështje serioze. Ne kemi nevojë për zgjidhje dhe më pas sanksione”, tha kryeministri hungarez, shkruan BBC.

Hungaria ka refuzuar deri më tani të mbështesë kompromisin. Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, i shkroi Këshillit Evropian javën e kaluar duke thënë se mendonte se sanksionet e naftës as nuk duhet të diskutohen nga udhëheqësit, pasi kjo vetëm do të nxirrte në pah ndarjet.

Qeveria hungareze e ka krahasuar ndalimin e naftës me hedhjen e një bombe bërthamore në ekonominë e saj.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!