Ema Zharku, vajza e “mushup-ve” flet për trendin më të ri që “kanë përqafuar” shqiptarët në muzikë

schedule12:06 - 10 Nëntor, 2020

schedule 12:06 - 10 Nëntor, 2020

“Mushup” është trendi më i ri që ‘ka përqafuar’ muzikën shqiptare. Ndërthurja e disa këngëve të ndryshme e sjellë në një, ka bërë që të pëlqehet shumë nga të rinjtë.

Një nga këngëtaret që ka pasur më shumë sukses me mushup-et në Shqipëri është tropojania, Ema Zharku, e cila e ftuar në ‘ABC e Mëngjesit’ ka folur për këtë pasion dhe vështirësitë që ka hasur.

“Është e veçantë, pasi është tepër e bukur të bashkosh shumë këngë të ndryshme brenda një kënge, të gjeshë kuptimet. Pasi edhe ato duhet t’i përputhesh me njëra-tjetrën, sepse nuk mund të bashkosh një këngë rrep me një këngë popullore.

Kam një vit e gjysëm që nuk kam publikuar asgjë. Kam marr shumë këshilla dhe kritika nga njerëz të ndryshëm. Më kanë përkrahur shoqëria, njerëzit që e kanë dëgjuar dhe kanë thënë se janë shumë interesante dhe e bukur. Por ka pasur edhe kritika nga njerëz që ma duan të mirën, duke më thënë që duhet të punosh”, u shpreh Ema. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!