Agjencia Europiane e Barnave pritet të vlerësojë terapinë me antitrupa të AstraZeneca . Ky vendim vjen pasi ilaçi tregoi sukses në trajtimin dhe parandalimin e simptomave të rënda. Në gusht, prodhuesi britanik i ilaçeve tha se terapia e re e antitrupave zvogëloi rrezikun e infektimit nga Covid deri në 77%.
Terapi të ngjashme po zhvillohen nga kompanitë: Regeneron (REGN.O), Eli Lilly(LLY.N) dhe GlaxoSmithKline (GSK.L)me partnerë Vir (VIR.O), që po konkurrojnë për një rol në trajtimin dhe parandalimin e COVID-19.
Penny Ward, profesor i përkohshëm në degën e mjekësisë farmaceutike në Universitetin “Kings College” në Londër, tha se lajmi për këtë terapi është i mirë për njerëzit që kanë reaguar keq ndaj vaksinimit ose që duhet të marrin ilaçe për shtypjen e imunitetit pas transplantimit të organeve, sëmundjeve auto-imunitare apo problemeve të tjera shëndetësore./abcnews.al